Flash News

KRYESORE

“Pse Siria do kryente tani një sulm kimik?” Sky News i ndërpret papritur fjalën gjeneralit britanik që luftoi në Kosovë

“Pse Siria do kryente tani një sulm kimik?” Sky News i
Rrjeti britanik ‘Sky News’ është vendosur nën kritika të forta pas vendimit për t’i ndërprerë fjalën papritur Gjeneral-Major Jonathan Shaw, i cili ngriti dyshime mbi pretendimet e Perëndimit se regjimi i Bashar Al Assas ka përdorur armë kimike në Siri. “Cilat motive e kanë shtyrë Sirinë të nis këtë sulm kimik tani dhe në atë vend?”,- pyeti Shaw, teksa gazetarja kërkonte të dinte mendimin e tij mbi përfshirjen e Britanisë në luftë kundër Sirisë. Ish-ushtaraku i lartë vijoi duke thënë se Assad e ka fituar tashmë luftën me rebelët në Siri dhe kjo është konfirmuar edhe nga gjeneralët e ushtrisë së SHBA-së. Në këtë moment, gazetarja Samantha Washington ka ndërhyrë duke e falenderuar Jonathan Shaw për ndërhyrjen, ndonëse ai kishte vetëm pak minuta që kishte nisur të fliste. ‘Sky News’ nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me këtë ngjarje. Sa i përket Gjeneral-Major Jonathan Shaw, ai vepron tashmë si agjent sigurie i pavarur, ndërsa në karrierën e tij 30 vjeçare në ushtri ka drejtuar trupat britanike Falklands, Kosovë dhe Irak. Kthesë në luftën në Siri/ Turqia braktis Rusinë dhe i jep mbështetje sulmeve të SHBA. BE dhe Kanada pro aleatëve Video/ 110 raketa mbi shtetin e tij, Bashar Al Assad e nis me qetësi ditën në Damask

Të fundit