Flash News

KRYESORE

Qëndrimet kritike ndaj qeverisë, sulmohet me gur makina e Fatos Lubonjës një ditë pas zgjedhjeve, arrestohet autori

Është qëlluar me gur makina e analistit të njohur, Fatos Lubonja.

Sipas dosja.al, ngjarja ka ndodhur më 1 korrik, një ditë pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, por ngjarja nuk është bërë publike.

Siç duket edhe në foto, autori e ka qëlluar makinën në pjesën e përparme me një gur të madh, duke i thyer xhamin, por fatmirësisht në momentin e ngjarjes makina ka qenë e parkuar dhe nuk ka patur njeri brenda.

Po ashtu, burime pranë Policisë së Shtetit, i thanë Dosja.al se personi që ka kryer sulmin ka tentuar ta shantazhojë edhe disa herë të tjera Lubonjën, duke e sharë indirekt apo duke bërtitur nëpër shkallë, por analisti nuk e ka denoncuar atë në Polici, për shkak se njihet si person me probleme të shëndetit mendor.

Personi është arrestuar nga policia dhe ndaj tij është nisur procedimi penal. Nga hetimi i deritanishëm, personi nuk ka deklaruar për probleme personale por politike me publicistin e njohur.

Kujtojmë se Lubonja ka mbajtur qëndrime kritike të vazhdueshme ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij.

Fatos Lubonja: Sikur studentët të kishin përdorur kaq dhunë sa opozita, Rama do ishte larguar

Parashikimi i Lubonjës: Hapi tjetër i Ramës, arrestimi i këtyre 4 politikanëve

Lubonja: Qytetarët bojkotuan masivisht votimet. Opozita të reflektojë

Përgjimet e Bild, analisti Lubonja: Udhëhiqemi nga një parti-shtet me gangstera

Të fundit