Flash News

KRYESORE

“Qeveri kalimtare për të përgatitur zgjedhjet”, Paloka njofton vendimin e Këshillit: Protesta deri në rrëzimin e Ramës

“Qeveri kalimtare për të përgatitur zgjedhjet”,

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka njoftuar se Këshilli Kombëtar ka ngarkuar strukturat për të organizuar protesta në mbarë vendin me qëllim rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. PD kërkon që me rrëzimin e Ramës të krijohet një qeveri kalimtare që do të organizojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.

“Pati një vendimmarrje shumë të rëndësishme politike. Pas bisedimeve që pati opozita menjëherë pas asaj që ndodhi në Parlament, në seancën e fundit, sot Këshillit Kombëtar iu kërkua të vendosë lidhur me qëndrimin politik që duhet të mbajë Partia Demokratike. Këshilli ngarkoi strukturat drejtuese të PD që të merren me organizmin e protestave në mbarë vendin, me një qëllim të vetëm, rrëzimin e qeverisë dhe të Edi Ramës. Gjithashtu, Këshilli mori vendim politik që si zgjidhje politike mbas rrëzimit të qeverisë Rama, një qeveri transitore, kalimtare, të merret me organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Paloka.

Numri dy i demokratëve u shpreh i bindur se kjo rrugë e PD do të mbështetet edhe nga partitë e tjera opozitare.

“Kjo është rruga që do të ndjekë PD dhe jam i bindur që do të mbështetet nga e gjithë opozita shqiptare, tashmë e bashkuar në një front të vetëm”, u shpreh ai.

Basha mesazh strukturave: Qytetarët nuk kërkojnë nga PD thjesht alternativë elektorale, por ndryshim transformues

Basha tregon synimet kryesore për modernizimin e PD: Njerëzit dinë ta dallojnë politikanin e sinqertë nga ai mashtrues

Të fundit