Flash News

KRYESORE

Qeveria rrëzoi dekretin e Metës, deputeti: Vetëm një gjë mund ta shpëtojë Teatrin

Qeveria rrëzoi dekretin e Metës, deputeti: Vetëm një

Qeveria shqiptare rrëzoi sot dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, që kthente pas ligjin që i hap rrugë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Pas këtij vendimi të mazhorancës, ka reaguar deputeti demokrat Agron Shehaj. Në një reagim në Facebook, Shehaj shkruan se e vetmja gjë që e shpëton Teatrin Kombëtar është ngujimi brenda tij.

100 herë po të kthehet ligji për Teatrin Kombëtar 🎭, 100 herë do e votojë atë Edi Rama me shërbëtorët e tij, sepse ai nuk tërhiqet para asnjë mundësie për të bërë para💰. E vetmja gjë që e shpëton Teatrin është ngujimi brenda tij, për ta mbrojtur, nga buldozerët e talibanëve që për ideologji kanë vetëm paranë💲💲💲”, shprehet deputeti demokrat i Vlorës.

Të fundit