Flash News

KRYESORE

Quajti “kazan” Zërin e Amerikës, Shehaj-Ramës: Fol Edi, të lumtë goja dhe demaskoji armiqtë e të gjitha ngjyrave

Quajti “kazan” Zërin e Amerikës, Shehaj-Ramës: Fol

Kryeministri Edi Rama konsideroi “kazan që po përgojon dynjanë, Zërin e Amerikës pas publikimit të përgjimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Pas kësaj deklarate të kryeministrit, ka reaguar deputeti demokrat Agron Shehaj. Në një koment të shkurtër në Facebook, teksa ironizon Ramën, Shehaj shkruan:

“Fol Edi, të lumtë goja dhe demaskoji armiqtë e të gjitha ngjyrave. Qendro krenar dhe i pa mposhtur përballë armiqve të brendshëm e të jashtëm. Ti je i vetmi zë i së vërtetës në botë, ti je nderi, ti je flamuri!”.

Pas publikimit të përgjimeve ku të përfshirë janë dhe katër deputetë të PS e drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, reaguan dhe kryedemokrati Lulzim Basha e deputetë të tjerë nga opozita të PD-së e LSI-së duke dënuar veprimin e tyre dhe qëndrimin e Ramës.

Të fundit