Flash News

Rajoni

16-vjeçari masakron me thikë babain në Greqi

16-vjeçari masakron me thikë babain në Greqi

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 16-vjeçar ka masakruar me thikë babain e tij, 70-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kalyvia pranë Athinës. Sipas mediave greke, ka qenë e ëma e djalit e cilanjofti policinë pasi i biri e ka telefonuar dhe i ka treguar për krimin e rëndë.

Konkretisht, 16-vjeçari ka debatuar me të atin dhe më pas ka marrë një thikë duke e goditur disa herë.

I mituri ka dëshmuar në polici se ajo që e ka shtyrë për të kryer vrasjen, ishte dhuna dhe abuzimi që kalonte nga i ati, ai bashkë me vëllain dhe nënën e tij.

Të fundit