Flash News

Rajoni

30 shqiptarë garojnë në zgjedhjet e tetorit në Zvicër

30 shqiptarë garojnë në zgjedhjet e tetorit në Zvicër

30 kandidatë shqiptarë do të garojnë në Këshillin Kombëtar të Zvicrës, që do të mbahen më 22 tetor.

Prania e shqiptarëve do të jetë në pothuajse secilën parti politike pjesëmarrëse.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin që ka lëshuar Zyra e Kryeministrit, për takim që kryeministri Albin Kurti e ka pasur dje me disa prej tyre.

Ai ka përgëzuar ata për angazhimin e tyre publik e politik në Zvicër, duke e konsideruar atë si dëshmi të mirëintegrimit të shqiptarëve atje, por edhe si shumë të rëndësishëm për demokracinë.

 “Ai i uroi të gjithë kandidatëve suksese në fushatën zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve. Në zgjedhje e 22 tetorit janë 30 kandidatë shqiptarë nga pothuajse secila parti politike që garojnë për ulëse në Këshillin Kombëtar. Ky është numri më i madh i kandidatëve shqiptarë në ndonjë palë zgjedhje”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit