Flash News

Rajoni

Ashpërsuan tonet gjatë konferencës, mediat greke tregojnë prapaskenat: Dendias kishte urdhër të qartë

Ashpërsuan tonet gjatë konferencës, mediat greke tregojnë
Nikos Dendias dhe Mevlut Cavusoglu

Takimi i radhës mes Athinës zyrtare dhe Ankarasë u shoqërua me tensione. Në konferencën e përbashkët për media ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias dhe homologu i tij turk Mevlut Cavusoglu ashpërsuan tonët.

Debati nisi kur ministri Dendias tha se çdo shkelje e sovranitetit grek do të përballej me sanksione dhe ministri Çavusoglu i quajti komentet e tij “të papranueshme”.

“Ju vini këtu dhe përpiqeni të akuzoni Turqinë, për t’i dhënë një mesazh vendit tuaj. Unë nuk mund ta pranoj këtë”, tha Çavusoglu.

Ndërkohë mediat greke kanë treguar prapaskena nga ‘shpërthimi’ i ministrit të jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Sipas tyre, Dendias duhet të ketë pasur konsultim paraprak me kryeministrin Mitsotakis apo qeverinë greke për mënyrën se si do të sillej në Ankara.

Ato shtojnë se Dendias kishte marrë urdhër të prerë që nëse provokohej duhet të përgjigjej menjëherë sipas rrethanave. Për mediat greke, provokimi erdhi nga Çavusoglou, i cili akuzoi Greqinë për financim të gylenistëve apo grupeve të tjera terroriste.

Nga ana tjetër Mevlüt Çavuşolulu e konsideroi këtë grindje, por paralajmëroi se nëse konfrontimi vazhdon atëhere nuk ka më dialog Greqi-Turqi.

Të fundit