Flash News

Rajoni

Avioni i Forcave Ajrore përplaset gjatë stërvitjes, ndërron jetë piloti 40-vjeçar në Greqi

Avioni i Forcave Ajrore përplaset gjatë stërvitjes, ndërron

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur pranë aeroportit të Kalamatës në Greqi, ku viktimë ka mbetur piloti i një avioni të Forcave Ajrore greke.

në momentin e përplasjes dëshmitarë ishin edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e pilotit 40-vjeçar.

Sipas mediave greke, Epaminonda Kostea mbeti i vdekur pas përplasjes së avionit T-2 Buckeye teksa kryente disa manovra rutinë stërvitore.

Në shenjë nderimi ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias ka shpallur tri ditë zie në Forcat Ajrore greke në nderim të pilotit, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit fatal.

Të fundit