Flash News

Rajoni

“Ballkani i Hapur”, Abazoviç: Nuk mbështesim nisma që zëvendësojmë BE-në

“Ballkani i Hapur”, Abazoviç: Nuk mbështesim nisma

Mali i Zi do të marrë pjesë sot në Samitin e Ballkanit të Hapur, që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë, ku tre shtetet pjesëmarrëse (Shqipëria, RMV dhe Serbia), do të nënshkruajnë edhe marrëveshjet e bashkëpunimit.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha për Klan Macedonia se nisma në fjalë ka pasur një komunikim të dobët me rajonin dhe se nuk do ta mbështesnin nëse synon të zëvendësojë Bashkimin Evropian.

“Unë në përgjithësi mendoj se Ballkani i Hapur ka pasur komunikim të dobët në rajon. Njerëzve nuk u është shpjeguar për çfarë bëhet fjalë. Unë përkrah bashkëpunimin. BE ka qejf të shohë shtete e Ballkanit që bashkëpunojnë dhe ulen bashkë duke marrë vendime të mirë popullin. Çdo iniciativë në këtë drejtim e ka përkrahjen time personale.

Nëse duhet bërë zëvendësim i BE ne si Mal të Zi nuk jemi të interesuar. Por unë nuk e shoh kështu. Së bashku duam të nisim një mesazh tjetër që ndoshta prej disa gjërave të vogla mund të nisim një bashkëpunim produktiv dhe në interes të qytetarëve”, tha Abazoviç.

Mali i Zi deklaroi se do t’i bashkohet samitit në Ohër, jo si vend anëtar, por si vëzhgues. Bashkë me Malin e Zi në takim do të jenë edhe përfaqësues të Bosnje-Hercegovinë. Të dyja vendet bashkë me Kosovën, kanë deklaruar hapur se nuk do t’i bashkohen nismës. Megjithatë ndërsa dy vendet e Ballkanit Perëndimor ‘u tunduan’, Kosova qëndroi e prerë në vendimin e saj.

 

Të fundit