Flash News

Rajoni

Dalin pamjet e makinës me të cilën dyshohet se u rrëmbye 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska

Dalin pamjet e makinës me të cilën dyshohet se u rrëmbye

Ka dalë video e makinës me të cilën dyshohet se është rrëmbyer Vanja Gjorçevska e cila u gjet e vdekur disa ditë më parë.

Portali Portaliks e ka siguruar videon nga kamerat e vëzhgimit ku shihen automjetet në të cilat është transportuar 14-vjeçarja pas rrëmbimit.

Video tregon se kur dhe si ka ardhur Vanja në fshatin Brazdë dhe kohën e saktë se ku është djegur automjeti. Makina në fjalë kalon rreth orës 07:55, ndërsa automjeti është djegur rreth orës 09:37.

Makina është filmuar duke nxituar drejt fshatit Brazdë, në momentin kur ka qenë në Vizbegovë, e cila është rreth 15 minuta larg vendit ku është gjetur trupi i Vanjës. Nuk dihet nëse në automjet ndodheshin Vanja e rrëmbyer, Ljupçe apo ndonjë nga të dyshuarit tjerë.

Në video shihet se në “citroen” ka qenë një shofer dhe një pasagjer, të veshur me kapele të zeza, por edhe se pjesa e pasme e veturës duket bosh, edhe pse shihet diçka që të kujton një çantë të bardhë, transmeton Blic.

Të fundit