Flash News

Rajoni

Dështon zgjedhja e presidentit të Kosovës, Haxhiu: S’mund të votohet pa 2 kandidatë

Dështon zgjedhja e presidentit të Kosovës, Haxhiu: S’mund

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu njoftoi se deri tani është propozuar vetëm një kandidat për president, Glauk Konjufca, i cili ka marrë nënshkrimet e 30 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të grupit multietnik.

Haxhiu ka bërë thirrje që deputetët të dorëzojnë nënshkrimet edhe për një kandidat tjetër, në mënyrë që të plotësohet kushti për thirrjen e seancës për zgjedhjen e presidentit.

Ajo ka theksuar se afati i fundit kushtetues për thirrjen e seancës është 5 marsi 2026, duke nënvizuar urgjencën e situatës.

“Mund të ketë kërkesa për seancë të jashtëzakonshme, por seancë për zgjedhje të presidentit s’mund të ketë pa së paku dy kandidatë. Zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

Afati kushtetues është 5 marsi i vitit 2026, pra kemi më pak se 30 ditë deri në përfundim të këtij afati që e bën situatën më urgjente. Ftoj të gjithë deputetët që ende nuk kanë dhënë nënshkrimet të reflektojnë dhe të shqyrtojnë mundësinë për propozimin e së paku një kandidati tjetër,” tha Haxhiu gjatë konferencës për media.

 

Të fundit