Flash News

Rajoni

Dialogu Turqi-Greqi, takimi i radhës mes palëve do të mbahet nesër në Ankara

Dialogu Turqi-Greqi, takimi i radhës mes palëve do të mbahet
Nikos Dendias dhe Mevlüt Çavuşolulu

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Niko Dendias do të vizitojë sërish Turqinë ditën e nesërme për të vijuar bisedimet mes dy shteteve. Mediat greke shkruajnë se Dendias do të takohet me homologun e tij Mevlüt Çavuşolulu.

Takimi i Dendias me homologun e tij turk vjen në një kohë, kur marrëdhëniet e Ankarasë me Brukselin janë prishur, ndërsa Rexhep Tajip Erdogan po përpiqet të kontrollojë reagimet brenda vendit të tij dhe krizën financiare.

Zyrtarët e përfshirë në bisedime thonë se "pajtimi me Turqinë është shumë larg". Bisedimet mes palëve rinisën në janar të këtij viti, kur u zhvillua raundi i 61-të në Stamboll, pas 5 vitesh ndërprerjeje.

Të dyja vendet kanë zhvilluar 62 raunde bisedimesh, por pa sukses. Tensionet arritën kulmin në gusht të 2020-ës, kur Turqia dërgoi anijen eksploruese Oruç Reis në Mesdhe, në ujëra që Greqia pretendon se janë pjesë e territorit të saj.

Të fundit