Flash News

Rajoni

E rëndë në Greqi/ 18-vjeçari vret me gërshërë vëllain e vogël

E rëndë në Greqi/ 18-vjeçari vret me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur  mbrëmjen e së martës në Greqi , një 16-vjeçar u vra në shtëpinë e tij.

Sipas Protothema.gr , dyshohet se autorë i vrasjes është vëllai i të ndjerit arrestimi i 18-vjeçarit në lagjen Nea Smyrni të Athinës u bë pas deklaratave të nënës dhe gjyshes së fëmijëve, të cilat thanë se mes dy vëllezërve ka pasur një sherr.

Thuhet se vëllai i madh ka marrë një palë gërshërë dhe ka goditur në gjoks vëllezërit e tij.

Dy gratë thanë se sherri filloi për rroba. 16-vjeçari thuhet se i mori disa rroba vëllait të tij pa e pyetur atë dhe dy fëmijët patën një sherr të egër brenda shtëpisë.

Teksa nëna dhe gjyshja po përpiqeshin t’i ndanin, 18-vjeçari ka marrë një palë gërshërë nga dhoma e gjumit dhe ka goditur me thikë në gjoks vëllain e tij.

Të fundit