Flash News

Rajoni

Ekzekutohet me gjashtë plumba gazetari grek, mbulonte kronikën e zezë

Ekzekutohet me gjashtë plumba gazetari grek, mbulonte kronikën e
George Karaivaz

Gazetari grek i kronikës së zezë, George Karaivaz është ekzekutuar me gjashtë plumba. Ai u vra në Alimos, para shtëpisë së tij.

Ndërsa po dilte nga makina, një motor me dy persona kaloi pranë tij dhe e qëlluan, raportojnë mediat greke.

Në vendin e krimit policia gjeti 10 gëzhoja. Dyshohet se autorët kanë përdorur një silenciator pasi nuk është dëgjuar asgjë nga dëshmitarët që kanë kaluar në zonë.

Karaivaz është një nga gazetarët më të njohur në Greqi. Prej vitesh ai punonte pranë “Star Channel” dhe mbulonte kronikën e zezë.

Të fundit