Flash News

Rajoni

Festa e Pashkëve, policia greke ngre postblloqe

Festa e Pashkëve, policia greke ngre postblloqe
Foto ilustruese

Policia greke ngriti pika kontrolli në dalje të Athinës, pasi rregullat për të lëvizur nga një rajon në tjetrin janë ashpërsuar për festën e Pashkëve, raporton Euronews. Kjo masë u mor, pasi numri i infeksioneve është rritur ndjeshëm.

Ky është viti i dytë që Pashkët, festohen në kushtet e pandemisë. Vitin e kaluar kishat në Greqi u mbyllën, ndërsa këtë herë do të hapen, por duke respektuar disa kufizime.

Masat për udhëtimit do të jenë në fuqi deri më 10 maj, përveç rasteve emergjente siç janë ato për punë apo për emergjenca shëndetësore.

Pandemia ka vrarë gati 10,000 njerëz në Greqi. Shumica e kufizimeve, përfshirë mbylljen e shkollave dhe dyqaneve, kanë qenë në fuqi që nga fillimi i nëntorit. Shërbimet për industrinë e turizmit do të hapen në 15 maj. Qendrat tregtare do të rihapen të shtunën, ndërsa restorantet dhe kafenetë do të lejohen të shërbejnë në mjediset e jashtme, duke filluar nga 3 maji.

Të fundit