Flash News

Rajoni

Fundi i ‘Open Balkan’, reagon Maqedonia e Veriut: Ndikoi situata në Veri të Kosovës

Fundi i ‘Open Balkan’, reagon Maqedonia e Veriut: Ndikoi situata

Vjen reagimi nga Maqedonia e Veriut pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha sot se Open Balkan e përfundoi misonin për të cilin ishte krijuar.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha për Euroneës Albania se kjo ka ardhur si rezultat i ndodhive të fundit dhe marrja peng e 3 policëve të Kosovës nga serbët.

“Mendoj që reagimi i kryeministrit të Shqipërisë është si rezultat i ndodhive të fundit, marrja e policëve dhe këtu unë e shoh dhe një rëndësi të këtij procesi për të krijuar ndikim, mundësi komunikimi që të kenë ku të bëjnë dhe ndikimin për lirimin e tyre. Unë mendoj, ju e shihni që ne sot marrim kryesimin e procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Tema bosht e çdo kryesimi tonë, qoftë OSBE-së, qoftë procesit është pajtimi për shkak se mendojmë që kjo është baza mbi të cilën duhet të ndërtojmë çdo politikë të re në rajon. Ne mund të kemi edhe treg të përbashkët rajonal, ne mund të kemi dhe ekonomi të integruar. Pajtimi do i thyejë siç po i thyen tani në këtë moment. Ne duhet fillimisht të ndërtojmë themele e më pas të ndërtojmë shtëpinë e përbashkët të bashkëpunimit,” – u shpreh Osmani.

 

 

Të fundit