Flash News

Rajoni

Gabimi që çoi në tragjedi, arrestohet shefi i stacionit të Larisës

Gabimi që çoi në tragjedi, arrestohet shefi i stacionit të

Një aksident i rënë hekurodhor ndodhi pak para mesnate në Tempi të Greqisë, ku një tren me mallra u përplas me trenin e pasagjerëve. Nga përplasja mbetën të vdekur mbi 30 persona, ndërsa mbi 80 të tjerë u plagosën.

Mediat greke raportojnë se trenat kanë qenë duke ecur në të njëjtin drejtim, çka ka shtuar dyshime se shkak për përplasjen e tyre është bërë një gabim njerëzot nga ana e teknikëve të qendrës që komandojnë lëvizjen e trenave në shina.

Autoritetet kanë arrestuar shefin e stacionit të Larisës. Sipas vlerësimeve të para, kallëzimet kanë të bëjnë me veprën penale të prishjes së sigurisë së transportit që ka shkaktuar vdekjen. Kjo vepër parashikon dënime nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Sipas informacioneve, drejtuesi i stacionit dyshohet se ka pohuar në polici se ka dhënë urdhër për ndryshimin e pistës por nuk është zbatuar nga sistemi.

Nëse mjeshtri i stacionit do të kishte kuptuar se treni i pasagjerëve po lëvizte në të njëjtën linjë me trenin e mallrave, duhet të kishte urdhëruar që të dy të ndalonin para se t'i afroheshin njëri-tjetrit, duke qenë se përplasja ndodhi afërsisht 25 km nga Larisa.

Të fundit