Flash News

Rajoni

Atentati me 6 të vdekur në Greqi, viktimat ortakë të "xhelatit" turk

Atentati me 6 të vdekur në Greqi, viktimat ortakë të

Janë zbuluar detaje të reja nga atenati mafioz i ditës së djeshme ku mbetën të vdekur 6 persona në Athinë,  për të cilët fillimisht u raportua nga se ishin shqiptarë.

Mediat greke shkruajnë se viktimat janë bashkëpunëtorë të kryemafiozit Baris Boyun i cili “ekzekuton kontratat e vdekjes me xhelatët e motoçikletave”.

Sipas tyre, Baris Boyun është përfshirë në një sërë sulmesh të armatosura në Turqi dhe tani jeton në Itali i arratisur.

“Ai është i njohur për bandën e vrasësve me bazë motoçikletash që themeloi në Stamboll dhe është sulmuar jashtë vendit në të kaluarën,” shkruajnë mediat në vendin fqinj.

Ndërkohë dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të prishjes së pazareve mes mafiozëve.

Të fundit