Flash News

Rajoni

Sulmi në Veri, deputeti gjerman: Jam kureshtar ta shoh justifikimin që do të ketë Vuçiçi

Sulmi në Veri, deputeti gjerman: Jam kureshtar ta shoh justifikimin që

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut Gjerman, Michael Roth, ka reaguar për sulmin në veri, ku u vra një polic i Kosovës.

Ai ka thënë se bandat serbe me mbështetje nga Beogradi me gjasë janë përgjegjës për këtë sulm.

Roth ka thënë se është kureshtar ta shoh se cili do të jetë justifikimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

”Dhuna brutale thjesht nuk mbaron kurrë. Tani ka vdekur një polic kosovar. Bandat serbe (me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Beogradi) ndoshta janë përsëri përgjegjëse për këtë. Jam kurioz të shoh se çfarë justifikimi do të ketë Vuçiç”, ka thënë ai.

Të fundit