Flash News

Rajoni

Sulmi në veri, KFOR-i: Janë planifikuar takime midis palëve

Sulmi në veri, KFOR-i: Janë planifikuar takime midis palëve

KFOR-i ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, duke theksuar se kanë nisur hetimet për sulmin e mbrëmshëm.

KFOR-i thotë se personat e përfshirë në këtë incident janë qenë të panjohur dhe të armatosur. Më tej bën me dije se janë planifikuar takime mes palëve.

Pra shumë shpejt mund të ketë një takim mes Prishtinës zyrtare dhe Beogradit.

“Duke qenë se janë planifikuar takime ndërmjet të gjitha palëve, është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën”, thuhet në njoftim.

KFOR-i pret nga të gjithë akterët që të përmbahen nga veprimet prokuese që mund të nxisin agresion, si dhe ka kërkuar që kjo çështje të zgjidhet me dialog.

 

Të fundit