Flash News

Rajoni

I riu nga Kosova plagos me thikë mësuesen në Gjermani

I riu nga Kosova plagos me thikë mësuesen në Gjermani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë profesionale në Essen, në rajonin e Renanisë Veriore-Vestfalisë.

Mediat gjermane raportojnë se një nxënës 18 vjeç nga Kosova, ka sulmuar me thikë një mësuese, duke e plagosur  në bark.

Ajo ndodhet në gjendje të rëndë dhe po i nënshtrohet një operacioni urgjent në klinikën universitare të qytetit.  

Autoritetet policore kanë ndërhyrë menjëherë dhe raportohet se sulmuesi është neutralizuar.

 

Të fundit