Flash News

Rajoni

Incidenti në aeroportin e Shkupit, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Osmani tentoi të kalojë pa skanuar telefonin

Incidenti në aeroportin e Shkupit, reagon Ministria e Brendshme maqedonase:

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka reaguar pas incidentit të ndodhur në aeroportin e Shkupit ku punonjës të sigurimit kanë tentuar t'i marrin telefonin presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në reagimin zyrtar, MBP-ja maqedonase shprehet se sot rreth orës 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, teksa presidentja Osmani po kalonte kontrollin kufitar, por kjo është kundërshtuar nga stafi i saj. Sipas presidencës së Kosovës një pjesëtar i sigurmit ka tentuar ta shtyjë presidenten.

“Sot (01.08.2024) rreth orës 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, teksa presidentja e Kosovës po kalonte kontrollin kufitar, në momentin kur asaj iu kërkua që telefonin e saj të kalonte përmes skanerit, një person nga sigurimi i saj është larguar nga punonjësja e TAV-së, me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore. Por më pas bagazhi u kthye dhe kaloi përmes një skaneri.

Pas gjysmë ore erdhi një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit Gashi (polic) me dy persona të tjerë (polic) dhe filluan të kërcënojnë punëtorët e TAV-së dhe të pyesin se kush i ka shkaktuar problem presidentit. Në të njëjtën kohë ka shtyrë edhe një punonjës policie që punonte në pikën kufitare. Menjëherë është njoftuar Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale dhe po merren masa për zbardhjen e rastit në koordinim me PTHP për QKK-në, pas së cilës do të dorëzohen parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e  MPB të Maqedonisë.

 

Të fundit