Flash News

Rajoni

Skandal në aeroportin e Shkupit, sigurimi tentoi t’i marrë telefonin presidentes Osmani

Skandal në aeroportin e Shkupit, sigurimi tentoi t’i marrë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pati sot një incident në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ku sigurimi i këtij aeroporti tentoi të marrë telefonin personal të saj.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, e ka cilësuar këtë veprim si një shkelje të praktikave ndërkombëtare.

Kupina tregoi për mediat e Kosovës se veprimet e zyrtarit të sigurimit dukeshin se kishin për qëllim të provokonin delegacionin e Kosovës dhe të shkaktonin ndonjë incident.

Ai shtoi se presidentja nuk e lejoi një gjë të tillë, pasi do të kishte qenë një shkelje e rëndë e protokollit.

Ekipi i presidentes i shpjegoi rregullat zyrtarit të aeroportit, por ai tentoi fizikisht ta shtyjë presidenten, çka detyroi Policinë e Kosovës të ndërhyjë për ta hapur rrugën. Kjo sjellje është në kundërshtim me çdo praktikë ndërkombëtare, sipas të cilave krerët e shtetit mbrohen me privilegje e imunitete diplomatike,” tha Kupina.

“Nuk është lejuar në asnjë mënyrë dorëzimi i telefonit personal. Sjellja e zyrtarit të aeroportit është e paprecedentë dhe nuk ka ndodhur kurrë në udhëtimet e presidentes,” tha ai.

Pas incidentit, Aeroporti i Shkupit nuk lejoi aeroplanin komercial të niset për më shumë se një orë, me pretekstin se shteti slloven nuk po e lejonte nisjen.

\“Kabineti i presidentes e kontaktuar palën sllovene, e cila e mohoi këtë informacion,” tha Kupina, duke shtuar se presidenca e konsideron çdo trajtim të tillë si një sulm ndaj vetë shtetit të Kosovës.

“Republika e Kosovës asnjëherë nuk ka trajtuar në këtë mënyrë presidentët e vendeve të tjera dhe nuk do ta lejojë një situatë të tillë,” përfundoi Kupina.

 

Të fundit