Flash News

Rajoni

Indeksi i Krimit të Organizuar në Ballkanin Perëndimor për vitin 2023, ku renditet Shqipëria

Indeksi i Krimit të Organizuar në Ballkanin Perëndimor për

Indeksi Global i Krimit të Organizuar për vitin 2023 ka renditur Serbinë si shtetin me nivelin më të lartë të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq në bazë të këtij Indeksi, Kosova ka nivelin më të ulët të kriminalitetit në rajon.

Serbia është vlerësuar përsëri me nivelin më të lartë të kriminalitetit me 6.22, e ndjekur nga Mali i Zi me 5.90 dhe Bosnja dhe Hercegovina me 5.85.

Më pas vjen Shqipëria me 5.17, Maqedonia e Veriut me 5.03 dhe në fund Kosova me 4.97.

Sa i përket nivelit të qëndrueshmërisë, Maqedonia e Veriut rendit e para me 5.29 pikë e ndjekur nga Shqipëria me 5.13 dhe Kosova me 5.08. Bosnja dhe Hercegovina ka nivelin më të ulët të qëndrueshmërisë me 3.88 pikë.

Indeksi i Krimit të Organizuar në Ballkanin Perëndimor për

Të fundit