Flash News

Rajoni

Ish-këshilltari kritikon Abazoviç: Duhet të dorëhiqet, tregoi papjekuri politike

Ish-këshilltari kritikon Abazoviç: Duhet të dorëhiqet,

Vasel Camaj, ish-këshilltar politik i Dritan Abazoviç ka kritikuar kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, ndërsa qeveria e tij po përballet me votën e mosbesimit në Kuvend.

Në një intervistë për Euronews Albania, Camaj thotë se Abazoviç ka treguar shumë herë papjekuri politike, pasi nuk ka arritur ta kuptojë realitetin e komplikuar politik në Mal të Zi.

 “Ai e ka humbur ndjesinë për politikë reale, kam qenë këshilltar i tij dhe jam munduar t’i tregoj se mali i zi është larg kozmopolizmit që ai pretendonte. Qëllimet i ka pasur të mira, por është treguar politikisht  papjekuri për të realizuar disa projekte që do ta çonin Malin e Zi përpara”, tha Camaj.

Sipas tij, kryeministri Abazoviç po tregon dobësi dhe papjekuri politike duke mos dhënë dorëheqjen, duke i hapur rrugë një qeverie të re.

“Edhe këtë që po bën në Parlamentin e Malit të Zi duke e ditur që 90 për qind e deputetëve ja kanë shprehur mosbesimin dhe nuk jep dorëheqjen është dobësi e tij personale. Për mua do të ishte më e mira zgjedhjet e reja; një qeveri teknike me përfaqësues të të gjithë spektrit të përgatisin terrenin për zgjedhje të lira në Mal të Zi”, u shpreh Camaj.

 

Të fundit