Flash News

Rajoni

Ish-ministri gjerman replikon Vuçiç: I dashur president, të vrasësh njerëz është krim i tmerrshëm

Ish-ministri gjerman replikon Vuçiç: I dashur president, të

Ish-ministri gjerman për Evropë, Michael Roth, i është kundërpërgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pasi ky i fundit e përmendi në konferencën e tij për media ku foli për grupin terrorist që kreu sulme në Kosovë dhe ku mbeti i vrarë një polic, si dhe u plagosën dy të tjerë.

I dashur president Vuçiç! Të vrasësh njerëz është krim i tmerrshëm. S’ka rëndësi për mua se prej nga vijnë viktimat dhe kryerësit e veprës. S’më interesojnë nacionalitetet dhe etnitë fare. Së bashku kosovarët dhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe, siguri, dinjitet dhe kufij të sigurt”, ka shkruar Roth në rrjetet sociale.

Vuçiç, në konferencën për media komentoi deklaratën e deputetit gjerman, i cili tha se bandat serbe me mbështetje direkte nga Beogradi ka shumë gjasë që të jenë përgjegjëse përsëri për vrasjen e policit kosovar.

“Keni mundur të dëgjoni sot se gjithçka erdhi nga Beogradi, se Serbia e bëri gjithë këtë dhe kjo flet mjaft çfarë qëllime kanë nga Roth (deputeti gjerman)  deri te Fhelinger që bëri thirrje për bombardim të Beogradit”, deklaroi Vuçiç.

 

Të fundit