Flash News

Rajoni

Kërkoi marrëveshje përfundimtare, Vuçiç i përgjigjet Kurtit: Kalofsh mirë në Bruksel!

Kërkoi marrëveshje përfundimtare, Vuçiç i

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e ironizuar këtë të fundit.

Lidhur medeklaratën e Kurtit se nuk do të shkojë në Bruksel vetëm për targa, por për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, Vuçiç ka thënë se çështja e statusit të Kosovës është e mbyllur.

“A ka thënë se për të çështja e statusit ka marrë fund…edhe për mua çështja e statusit ka marrë fund për kohë të gjatë, në pajtim me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të OKB-së. Kaloftë mirë në Bruksel”, ka thënë Vuçiç shkruajnë mediat serbe.

Kurti dhe Vuçiç dështuan të arrijnë marrëveshje për çështjen e targave. Kurti refuzoi pajtimin pasi në të nuk u përfshi çështja që të diskutohej për marrëveshjen finale, që sipas kryeministrit të Kosovës, ishte në ftesën e bërë nga ndërmjetësit. Dy ditë pas dështimit të takimit mes krerëve, kryenegociatorët arritën dakordësi.

 

 

 

Të fundit