Flash News

Rajoni

Këshilltari i lartë i DASH telefonon Kurtin dhe Vuçiç pas sulmit në Veri: Kthehuni në dialog!

Këshilltari i lartë i DASH telefonon Kurtin dhe Vuçiç

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, pas sulmit terrorist mbi policinë në veri të dielën.

Në një postim në twitter, Chollet ka dënuar sulmin mbi Policinë e Kosovës dhe ka kërkuar që palët t’i kthehen dialogut.

“Bisedova me kryeministrin Albin Kurti pas sulmit të tmerrshëm të së dielës në Kosovë. Dënoj ashpër dhunën kundër Policisë së Kosovës; shpreh ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe të zbatojnë angazhimet e Ohrit”, informon Chollet.

Këshilltari i lartë i DASH telefonon Kurtin dhe Vuçiç

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, bën me dije se nga Vuçiç ka kërkuar që të evitohen veprimet që rrisin tensionet për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

 

 

Të fundit