Flash News

Rajoni

Kosova dhe Izraeli zyrtarizojnë njohjen, reagon Vuçiç: Beogradi nuk është aspak i kënaqur

Kosova dhe Izraeli zyrtarizojnë njohjen, reagon Vuçiç:
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Pas takimit me homologun e tij francez, Emmanuel Macron në Paris, Vuçiç deklaron se Beogradi nuk është aspak i kënaqur me këtë akt dhe për pasojë shtoi se nuk do të ketë ndikim pozitiv në raportet e Serbisë me Izraelin.

“Kjo ka qenë e pritur prej gjashtë muajsh. Për këtë arsye, ne në Uashington (më 4 shtator 2020) nuk kemi dashur të nënshkruajmë një dokument të përbashkët me shqiptarët dhe amerikanët.

Nuk kemi dashur të inkurajojmë, por të dekurajojmë që Izraeli të bëjë një veprim të tillë, por ja që Izraeli vendosi që Amerika është më e rëndësishme”, tha Vuçiç.

Sot Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale, formalizuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.

Më 4 shtator në takimin e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, veç marrëveshjeve tjera, u bë dakordimi edhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izrealit.  

Të fundit