Flash News

Rajoni

Kurti dhe Vuçiç vizitojnë Brukselin javën e ardhshme, a do të takohen

Kurti dhe Vuçiç vizitojnë Brukselin javën e ardhshme, a
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç

Pas marrjes së postit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pritet që javën e ardhshme, nga 28 deri më 30 prill të bëjë vizitën e tij të parë në Bruksel, raportojnë mediat kosovare.

Ato shtojnë se janë duke bërë përgatitjet finale për axhendën e takimeve që Kurti do të ketë me përfaqësuesit e lartë evropian. Të njëjtën javë, por jo edhe në të njëjtën kohë, në Bruksel pritet të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ky i fundit pritet t'i zhvillojë takimet më 26 dhe 27 prill. Dialogu me Serbinë, përballimi i pandemisë dhe ndihma që do të ofrojë BE-ja në këtë drejtim si dhe procesi i reformave, pritet të jenë temat kryesore të këtyre takimeve.

Të fundit