Flash News

Rajoni

Kush është Milojko Spajiç, që pritet të jetë kryeministri i Malit të Zi?

Kush është Milojko Spajiç, që pritet të jetë

Lëvizja Europa Tani u shpall fituese e zgjedhjeve të parakohshme në Mal të Zi, me 25.5% të votave të fituara. Milojko Spajiç pritet të jetë kryeministri i ri i vendit, që do të zëvendësojë Dritan Abazoviç, deri tani kryeministër teknik.

Por, kush është Milojko Spajiç?

Spajiç ka lindur më 24 shtator 1987, në Pljevlja. Ai ka shërbery si Ministër i Financave dhe Mirëqenies Sociale, nga dhjetori i vitit 2020 deri në prill të vitit 2022, në kohën kur qeveria udhëhiqej nga Zdravko Krivokapiq.

Studimet i ka mbaruar në Universitetin e Osakës në Japoni, për ekometri në gjuhën japoneze si bursist i Qeverisë së Japonisë.

Magjistraturën si studiues Spajiç e kreu në Francë në shkollën e biznesit HEC Paris. Pas diplomimit, Spajiç punoi në Shtetet e Bashkuara në Wall Street, në Paris dhe Tokio.

Para se të hynte në politikë, Spajic ka punuar edhe për “Goldman Sachs”, një grup bankar global që merret me investime bankare, tregtimin e letrave me vlerë dhe shërbime të tjera financiare, kryesisht me klientët institucionalë.

Të fundit