Flash News

Rajoni

Lajçak flet pas takimit Kurti-Vuçiç: Nuk ishte i lehtë, liderët treguan se çfarë duan nga dialogu

Lajçak flet pas takimit Kurti-Vuçiç: Nuk ishte i
Miroslav Lajçak

I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Lajçak e cilëson takimin të rëndësishëm, por jo të lehtë. Ai tha për mediat se liderët janë të qartë në atë çfarë kërkojnë nga dialogu. Gjithashtu shton se për BE-në është e rëndësishme që Kurti dhe Vuçiç konfirmuan se nuk ka tjetër rrugë  tjetër, përveç normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Nuk ishte takim i takim i lehtë, por është shumë e rëndësishëm që ndodhi. Të dy liderët ishin të hapur se çfarë duan nga dialogu. Ajo që është e rëndësishme për BE-në, është se të dy liderët konfirmuan se nuk ka tjetër rrugë përveç normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe të dy u zotuan se do të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve përmes dialogut”, u shpreh Lajçak.

 

Të fundit