Flash News
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Publikohet data kur do të performojë Shqipëria në Euovision
Në burg për tjetërsimin e pronave, Jorgo Goro jep dorëheqjen
"Me Shqipërinë do të shkojmë në Hagë", Mitsotakis reagon sërish për kufirin detar: E drejta për t’u zgjeruar me 12 milje në Jon nuk diskutohet apo kushtëzohet
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar sërish përsa i përket dakordësisë së arritur me Shqipërinë për të çuar në Hagë çështjen e kufijve detarë.
Gjatë një fjalimi nga foltorja e parlamentit, teksa fliste për arritjet e tij dhe kritikonte kreun e SYRIZA, Alexis Tsipras, Mitsotakis është ndalur për një moment tek çështja e detit.
Sipas kreut të qeverisë greke, Greqia do të zgjerohet me 12 milje në Jon pasi kjo është një e drejtë e patjetërsueshme e saj, dhe as nuk diskutohet dhe as nuk kushtëzohet.
“E drejta për të zgjatur ujërat territoriale në 12 milje është një e drejtë e njëanshme e patjetërsueshme e vendit. Nuk diskutohet, nuk kushtëzohet. Qeveria e ND ishte e para që e ushtroi atë duke filluar nga Jon
Vendi aktualisht ka një marrëveshje të nënshkruar për demarkacionin gjeografik me Italinë. Është e vështirë të negociohet marrëveshja e pjesshme e demarkacionit me Egjiptin. Dhe ka një marrëveshje në parim me Shqipërinë për të referuar çështjen e EEZ në Hagë pasi Greqia ka zgjeruar ujërat e saj territoriale’’, tha Mitsotakis.