Flash News

Rajoni

Mediat greke: Edi Rama donte të binte në sy si ndërmjetës, bisedimet në Stamboll

Mediat greke: Edi Rama donte të binte në sy si ndërmjetës,
Foto Ilustruese

Një tjetër artikull është shkruar nga mediat grke për kryeministrin Edi Rama. Ato thonë se Rama u mundua që të linte përshtypje, duke hyrë si ndërmjetës në marrëdhënien mes Turqisë dhe Greqisë.

Përmes një analize të gjatë, në artikull shkruhet: "Përveç kësaj, është gjithashtu e qartë në Athinë se shumë prej asaj që diskutohet në publik drejtohet më shumë nga qëllimi për të krijuar përshtypje, të tilla si propozimi që Kryeministri shqiptar Edi Rama të shërbejë si ndërmjetës dhe që takimi i dy të huajve ministrat Nikos Dendias dhe Mevlut Cavusoglu zhvillohen në Tiranë, gjë që pala greke me sa duket nuk e pranon."

Raundi i 61-të i bisedimeve nuk do të zhvillohet në Tiranë, siç deklaroi ministri i Jashtëm turk, por në Stamboll. Sipas burimeve diplomatike, disa orë më parë pala turke kontaktoi palën greke dhe propozoi që raundi i 61-të i negociatave të zhvillohej në Stamboll më 25 janar 2021. Pala greke pranoi ftesën.

Ata pritet të takohen për të biseduar për një zgjidhje të mundshme për Mesdheun Lindor – të cilësuar si një nga krizat më të thella mes dy shteteve në dekadat e fundit.

Të fundit