Flash News

Rajoni

Milan Radoiçiç dorëhiqet nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe

Milan Radoiçiç dorëhiqet nga posti i nënkryetarit

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për televizionin spanjoll TV Espanjola, ka thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç ka dhënë dorëheqje.

“Radoiçiç nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, tha Vuçiç.

Radoiçiç është në “listën e zezë” të SHBA-së dhe i ndalohet hyrja dhe të bëjë biznes në atë vend. Ai u vendos në listë për shkak të lidhjeve të dyshuara me krimin e organizuar transnacional.

Policia e Kosovës sot ka kryer disa kontrolle dhe sekuestrime në pronat që i përkasin Radoiçiçit, pasi dyshohet si organizator i sulmeve në veri.

Të fundit