Flash News

Rajoni

Nis faza e dytë e vaksinimit në Maqedoninë e Veriut

Nis faza e dytë e vaksinimit në Maqedoninë e Veriut
Foto ilustruese

Në Maqedoninë e Veriut nis faza e dytë e vaksinimit anti-Covid. 3 mijë qytetarë pritet të imunizohen sot me Sputnik V.

Në këtë fazë të vaksinimit masiv do të vaksinohen grupet e riskuara si bluzat e bardha, gazetarët, punonjësit e transportit urban dhe të institucioneve arsimore.

Sipas planit, imunizimi me 20 mijë vaksina Sputnik V, të cilat janë donacion nga Serbia, do të realizohet në 48 pika të vaksinimit.

Puna e personelit mjekësor do të organizohen dy turne. Vasknimi kundër Covid-19 në MV nisi më 16 shkurt, me vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve. Deri më tani janë vaksinuar 7005 punonjës.

Të fundit