Flash News

Rajoni

“Njihni Kosovën”, kryeministrja e Serbisë i përgjigjet Ramës: Deklarata të tilla s’janë të mira për sigurinë rajonale

“Njihni Kosovën”, kryeministrja e Serbisë i

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Sigurimit i cili bëri thirrje për njohjen e Kosovës.

Brnabiç, në një reagim për Tanjug ka thënë se deklaratat e tilla s’janë të mira për sigurinë rajonale.

Përgjigja më e mirë është dhënë nga Sekretari Gjeneral i OKB-së, Antonio Guterres, në fjalinë e parë që ma tha mua se Kosova nuk është shtet për ne. Kjo është përgjigja më e mirë diplomatike.”, ka thënë Brnabic.

Kryeministri Edi Rama kërkoi mbrëmë në Asamblenë e OKB njohjen e Pavarësisë së Kosovës, duke u shprehur se kjo gjë duhet të përfundohet. Rama deklaroi se Shqipëria mbështet si alternativë të vetme dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

 “Megjithatë, kjo Asamble e madhe nuk do të jetë e plotë pa një prej shteteve të rajonit tonë, Republikën e Kosovës. Më keni dëgjuar më shumë se njëherë këtu të bëj thirrje për njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Nuk është opsesion, por ftesë për të njohur realitetet e reja në zemër të Evropës, në Ballkanin Perëndimor ku një shtet i ri lindi me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.

Kjo punë duhet të përfundohet. Dua ta theksoj, ta përsëris thirrjen, sepse realiteti na ka treguar neve, kosovarëve, serbëve, të gjithë ballkanasve, se një Kosovë e pavarur, e sovrane, është një realitet që vazhdon prej 13 vitesh dhe ka sjellë shumë paqe në rajon, ka kontribuar që të shkëputemi nga e shkuara e hidhur. Është pjesë e së ardhmes së përbashkët të Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria mbështet si alternativë të vetme dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja mundësi për të sjellë njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve. E them me bindje absolute, vetëm maturia, kurajoja dhe vizioni do ta lejojë më në fund Serbinë të heqë barrën e së shkuarës”, tha kryeministri Rama.

Të fundit