Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Dragan Bisenić/ Danas
Kujt i kujtohet shpërbërja e Jugosllavisë mund të thotë se edhe ajo filloi me një letër (aluzion për Memorandumin e Akadamise serbe të shkencave dhe arteve të viti 1986. Shën. i përkth.) dhe me një djalosh të ri slloven, gjë që më vonë u shndërrua në gjykim ndaj katër syresh (Jansha, Bornshtajn, Tasiç dhe Zavrl) i cili krijoi parakushtet për shkëputjen e Sllovenisë dhe më tej shpërbërjen e Jugosllavisë. Ky djalosh i ri slloven sot është disa herë kryeministri i qeverisë sllovene dhe politikani më me ndikim i Sllovenisë që nga pavarësimi i saj. Pak a shumë në prag të 30 vjetorit të zhdukjes faktike të Jugosllavisë, ai tani akuzohet se Presidentit të Këshillit Europian Sharl Mishel, i paska dërguar një letër subversive në të cilin propozon që të përmbyllet shpërbërja e Jugosllavisë. Është fjala për njëfarë letre që i përket më shumë korpusit të Memorandumit 2, sesa traditës së Bashkimit Europian.
Ndërsa vetë Jansha gjatë këtyre viteve ka përjetuar shumë transformime, nga antar i Lidhjes së Komunistëve, deri në socialdemokrat e në fund në populist europian që konsiderohet më radikal sesa kryeministri hungarez Viktor Orban, e që të dy pasues të Donald Trampit. Tani, me këtë letër do të mbyllte qarkun e plotë dhe arrin në të njëjtin vend ku ishte prej tri dekadash-paradhoma e shpërbërjes së Jugosllavisë.
Letra (non-paper) u bë e njohur me 15 prill në mediat sllovene e kësisoj të gjithë demantet u bënë të tepërt. Mendohet se ajo është punë e përbashkët e Lubljanës dhe Budapestit. Meqenëse bëhet fjalë për një dokument diplomatik jozyrtar, ajo nuk ka as titull, as nënshkrim, dhe për pasojë ekzistenca e saj mund të refuzohet lehtë publikisht, gjë që edhe po ngjet. Mund të thuhet edhe se nuk është qëndrim zyrtar i Sllovenisë, por vetëm një propozim formal për mundësinë e zgjidhjes së problemeve që kanë të bëjnë me vendet e ish Jugosllavisë.
Në atë letër nënvizohet se Marrëveshja e Dejtonit “praktikisht, por jo edhe në parim, pranoi atë që është arritur nëpërmjet luftës” dhe se “është e vështirë të mendohet për perspektivën europiane të Serbisë dhe Kosovës”, ndërsa antarsëimi i Bosnjë e Hercegovinës në BE mund të përjashtohet plotësisht. Këtë hapësirë të zbrazët mund ta shfrytëzojë Turqia që ka rritur ndikimin e saj në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Maqedoninë e Veriut, përveç kësaj edhe përfitimin që kanë politikanët lokalë dhe pasuesit e tyre nga institucionet joformale.
Me konstatimin se Serbia, Kroacia dhe Shqipëria momentalisht kanë qeveri stabël dhe se politikanët e zgjedhur të këtyre vendeve janë të aftë të marrin vendime strategjjike, propozohet fillimisht “bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”, ndërsa pjesa serbe e Kosovës të marrë status të veçantë diçka si puna e Tirolit të Jugut. Menjëherë më pas, “bashkimi i shumicës së territoreve të Republikës Srpska me Serbinë” gjë me të cilën “zgjidhet edhe çështja kombëtare serbe” dhe në këtë rast “Serbia do të ishte e gatshme ta pranonte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”.
Sipas të njëjtit model do të zgjidhej edhe çështja kombëtare kroate “nëpërmjet bashkimit të shumicës së kantoneve kroate në Bosnjë e Hercegovinë me Kroacinë, ose dhënien e statusit të veçantë pjesës kroate të B e H sipas modelit të Tirolit të Jugut”. Në fund, “kjo boshnjakëve do t’u jepte një shtet të pavarur dhe funksional” dhe më tej, nëpërmjet referendumit njerëzit do të vendosnin nëse duan të hyjnë në BE apo për një të ardhme jashtë BE-së, si puna e Turqisë. Tani për tani shumica e boshnjakëve mbështet perspektivën e BE-së, por me rritjen e beftë të ndikimit turk dhe islamit radikal situata mund të përkeqësohej dramatikisht gjatë dhjetëvjeçarëve të ardhshëm.
Non Paper-i është dorëzuar në muajin shkurt, nënvizojnë mediat sllovene, kësisoj, duke gjykuar nga të gjitha gjasat, edhe përkundër demantit, presidenti slloven Borut Pahor e dinte se për çfarë fliste me treshen presidenciale në Sarajevë gjatë vizitës së tij. Antari i presidencës së B e H, Zhelko Komshiç tregon se Pahori i ka pyetur gjatë takimit me antarët e presidencës së B e H në Sarajevë me 5 mars: “A mund të ndaheni qetësisht këtu në Bosnjë e Hercegovinë?”. Me këtë rast Komshiçi nënvizoi se kohët e fundit “janë të shpeshtë zërat në Europë sipas të cilëve duhet përmbyllur shpërbërja e Jugosllavisë”.
Diskutimi i fundit publik mbi planifikimi e së ardhmes së Bosnjë e Hercegovinës filloi nga fundi i vitit të kaluar me ide plotësisht të tjera. Grupi Ndërkombëtar i krizave i qendrës Udró Uillson publikoi dy analiza me të cilat kërkohej decentralizim më i madh në B e H në mënyrë që ajo të bëhej shtet funksional.
Diçka më heret, ish presidenti kroat Stipe Mesiç gjithashtu dha këshillat e tij dhe propozoi të jetë ai vetë ndërmjetësi ndërkombëtar kur bëhej fjalë për të ardhmen e Bosnjë e Hercegovinës.
Prejardhja e idesë mbi ecurinë përfundimtare të shpërbërjes së Jugosllavisë, është në vitin e largët 1993, kur gazeta Nju Jork Tajms publikoi konkluzionet e diskutimit të mbyllur në CIA mbi perspektivat për shtetin qytetar, multietnik dhe unitar në rrethanat e luftës që zhvillohej atëbotë në Bosnjë e Hercegovinë, ku ndërmjet skenarëve të tjerë, parashikohej edhe mundësia e ndarjes së Bosnjës në tri pjesë, ku në fund shfaqeshin Serbia e Madhe, Shqipëria e Madhe dhe Kroacia e Madhe. Megjithëse një ditë më vonë Nju Jork Tajms-i kërkoi ndjesë për publikimin e raportit nga mbledhja e cila kishte punar sipas rregullave të Çatam Haus-it, hija e një rezultati të tillë për shpërbërjen përfundimtare të Jugosllavisë gjithsesi mbeti edhe në dekadat pasardhëse e rrënjosur thellë te disa politikanë ballkanikë. Disa nga pjestarët e këtyre ngjarjeve që janë ende edhe sot aktivë, shprehen për lënien shpejt mënjanë të një skenari të tillë.
Sikurse edhe në mesin e viteve 1980, zhvillimi i rastit slloven, në shumë gjëra ishte i lidhur me çështjen kosovare, po ashtu duken punët edhe sot. Filloi me një intervistë të ministrit të mëvonshëm të Punëve të Jashtme të Sllovenisë Dimitri Rupel dhënë revistës beogradase “Dug”, me 28 qershor 1986 të titulluar “Kush po shkakton grindjen mes sllovenëve dhe serbëve” në të cilën nga pala sllovene shtrohej politikisht pyetja për Kosovën, për të vazhduar disa vite më vonë, ku edhe kulmoi, me mitingun e famshëm në Cankarjev Dom ku u shpreh solidarizimi me minatorët e Trepçës, por synimi ishte të pengoheshin ndryshimet kushtetuese në Serbi.
Kjo çështje nuk do të kishte lindur për Bosnjë e Hercegovinën nëse nuk do të ishte qorrsokaku në të cilin ndodhen aktualisht bisedimet për Kosovën. Doli se, në cilëndo rrugë që të shkohej, nuk kishte rrugëdalje. Mediat kroate dhe sllovene e paraqesin Janshën si mbështetësin më të zëshëm të përmbylljes së shpërbërjes së Jugosllavisë, duke, pohuar se ka kohë që ai shtyn përpara konceptin e Serbisë së Madhe dhe Shqipërisë së Madhe. Nëse është kështu, atëherë Bosnjë e Hercegovina është vetëm një stacion deri në Prishtinë edhe në trajektoren Jansha-Kurti, nga e cila mund të nxjerrë përfitime edhe Millorad Dodiku, meqenëse qëndrimet e tij mbi të ardhmen e Bosnjë e Hercegovinës përputhen me këtë format.
Pasojat në Serbi shpërndahen në shumë drejtime.
Reaksionet e para publike janë negative, sepse Serbia do të duhej të ishte e detyruar të hiqte dorë nga një pjesë e territorit të saj, e në këtë kuptim pozicioni i saj është i ngjashëm me atë të Bosnjës (Sarajevës), megjithëse ajo do të duhej të merrte si kompensim bashkimin me Republikën Srpska.
Nëse hidhet poshtë ky skenar i ndarjes së kufijve, mbeten disa alternativa që mund të bëhen ndërkombëtarisht tërheqëse: pranimi për antarësimin e Kosovës në OKB pa e njohur dhe kërkimi më tej i zgjidhjeve sipas modelit Mini Shengen, sepse kjo është e vetmja iniciativë që është pranuar me mirënjohje në kryeqytetet e rajonit dhe ato europiane.
Në pushtet në Kosovë, thënë relativisht, ka ardhur një garniturë të rinjsh të tillë siç ka qenë edhe vetë dikur Janez Jansha, por gjithsesi ajo nuk është aspak më e butë në idetë dhe synimet e saj sesa ajo paraardhëse. Albin Kurti qëndron akoma në platformën e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa ish presidenti shqiptar Sali Berisha ia njohu si meritë Edi Ramës i cili në vitin 2013 rinovoi idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.
Ministrja kosovare e punëve të jashtme Donika Gervalla shenjoi edhe një temë të re që ajo pret të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë, gjë e cila e bën të dallohet nga dyshja drejtuese paraardhëse në Kosovë: Thaçi-Haradinaj. Ndërsa garnitura e luftës ishte e kënaqur me ecurinë e luftës dhe për pasojë përjetonte sadisfaksionin për luftën e saj, gjenerata e re kërkon drejtësinë për veten e saj. Duke u nisur nga historia familjare, sepse i ati i saj Jusuf është vrarë në vitin 1992, Gervalla pret, edhe pas gjykimeve në Hagë dhe atyre të gjykatës speciale, të rihapet çështja e drejtësisë.
“Kemi disa plagë në këtë vend që nuk mund të fshihen. Nuk mund t’u themi qytetarëve tanë aq lehtë: harrojini të humburit, të vrarët, harrojini krimet”, nënvizoi ajo në konteksitin e bisedimeve me Serbinë. Dojçe Velle gjermane ia ka kaluar Serbisë përgjegjësinë për moszgjidhjen e rastit të vrasjes së Jusuf Gervallës, duke nënvizuar se autoritetet gjermane “akoma nuk kanë arritur të ndriçojnë vrasjen e të atit të saj, pasojë e faktit se pushteti serb nuk deshte të dorëzonte asnjë dokument”. Ndoshta në këtë gjatësi valësh vjen edhe kërkesa e Parlamentit Europian që shërbimet e fshehta duhet të hapin dosjet. Për hir të së vërtetës, kjo është shënuar vetëm në pikën 100 nga 107 syresh, ku nënvizohet se “aksesi i plotë në materialet arkivore, në mënyrë të veçantë të policisë së fshehtë të ish Jugosllavisë (UDBA) dhe shërbimit të fshehtë të ish Ushtrisë Popullore Jugosllave (KOS), ka rëndësi vitale”.
Rastin e të atit, Gervalla e paraqiti si një prej “mijëra rastesh të pazgjidhura që kanë të bëjnë me fatin e shqiptarëve të Kosovës, në mënyrë të veçantë të atyre që janë deportuar në Serbi gjatë luftës së viteve 1998-1999”.
Meqë jemi te historia familjare, tani është bërë i rëndësishëm edhe fakti se ajo është bashkëshortja e shpresës së madhe të rinisë demokristjane gjermane, deputetit të dikurshëm Stefan Shvarc. Ai gjatë konfliktit në ish Jugosllavi fitoi njohje nëpërmjet akuzave ndoshta më radikale se të tjerët që u patën shfaqur atëbotë në lidhje me gjoja krimet serbe të luftës dhe planet e luftës. Në raportet e tij ai nënvizonte se ushtarët serbë në Bosnjë i pjekin gratë nëpër furra, se përdorin gazin dhe se vendosin fetuse qensh në mitrën e grave. Gazetari Boris Grendal e përshkroi Shvarcin si “përzierje karakteristike të mirësjelljes së shtirur, paturpësisë dhe pafytyrësisë”, megjithëse ai nuk ishte aspak më i ashpër sesa humanistët francezë Alen Finkelró, Pjer Anri Levi dhe Bernar Kushner.
Shkruesi i këtij teksti ka zhvilluar në vitin 1994 një bisedë të çuditshme, ku praktikisht ai hodhi poshtë pohimet e tij duke shpjeguar se “në kushtet e një agresiviteti të madh është më mirë të bësh më shumë sesa më pak”. Për të pikënisje ishte barazimi Millosheviç = Hitler. Shumicën e citateve që përdorte ai i merrte nga shefi i atërhershëm i Shoqatës për popujt e kërcënuar, Tilman Cilh, ndërsa disa të tjerë nga ish gazetari i dënuar në Jugosllavi për spiunazh Hans Peter Rulman.
I tillë ishte, përshembull, pohimi se Serbia po përgatit bombën bërthamore! “Jo, Jo! Unë kam thënë se kemi informacione të pakonfirmuara se po zhvillohen punime për armë bërthamore. Ka disa vende ku po ndodhin gjëra të tilla. Këtë nuk mund ta provoj. Këto mi kanë thënë njerëz që unë mendoj se janë seriozë. Sepse, meqënëse agresiviteti është kaq i madh, më mirë është bësh diçka më shumë sesa të bësh diçka më të vogël. Është me rëndësi që njerëzve t’ua bëjmë me dije se ne e dimë këtë, se ne i ndjekim. Përshtypja se Shtefan Shvraci është armik i serbëve nuk është e saktë. Kam edhe miq serbë. Nga pikëpamja ime kjo që po ndodh në Beograd është rrezik për tërë Europën”, pati thënë atëbotë Shvarci.
Ndikimi i politikës gjermane në qeverinë e re të Kosovës mund të jetë potencialisht vendimtar. Nga ana tjetër, Gjermania ka kandiduar zyrtarisht Kristjan Shmitin si Përfaqësuesin e radhës së bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë, kësisoj kjo non paper nuk mund të jetë e efektshme, nëse Gjermania nuk është dakord me të. Anxhela Merkeli ka këmbëngulur për kandidaturën e tij pikërisht për t’iu paraprirë këtyre skenarëve.
Megjithësë një deputet europian nga rajoni, siç është rasti i Josip Juratoviçit, sheh te idetë e Janshës veprimtarinë e së djathtës europiane, dhe se Jansha dëshiron “t’i pëlqejë Viktor Orbanit”, se “letra e tij ka për të përfunduar në koshin e plehrave” dhe i porosit popujt e Bosnjë e Hercegovinës që të mos nevrikosen me konceptet e kryeministrit slloven, “sepse Bosnjë e Hercegovina nuk ka rënë në atë nivel”, efekti destabilizues dhe shkrirja e besimit te kryesimi slloven i BE-së tashmë është arritur.
Ndërsa përsëritja e shpërbërjes së Jugosllavisë do të ishte e tepërt, meqënëse ky proces ka tridhjetë vite që po zgjat.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10