All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Rajoni

Pas Ali Ahmetit, Zoran Zaev shtrëngon duart dhe me Menduh Thaçin: Hyjmë bashkë në zgjedhjet lokale

All - Paragraf - 1

Pas Ali Ahmetit, Zoran Zaev shtrëngon duart dhe me Menduh Thaçin:

Lidhjes Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka bërë koalicion dhe me Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) për të hyrë bashkë në zgjedhjet lokale të tetorit në Maqedoninë e Veriut.

All - Paragraf - 3

Krerët e këtyre dy partive, Zoran Zaev dhe Menduh Thaçi kanë zhvilluar një takim ku kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të garuar së bashku.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai bën me dije se bashkëpunimi mes LSDM dhe PDSH në disa komuna do të jetë që në rrethin e parë, kurse në disa të tjera në rrethin e dytë.

Vlen të theksohet se më herët Zaev u dakordësua dhe me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti që dhe forca politike që ai drejton, të bëhet pjesë e koalicionit të gjerë për zgjedhjet lokale.

Zaev paralajmëron se koalicioni do të zgjerohet dhe me aleatë të tjerë ndërkohë që përballë në zgjedhje do të kenë VMRO-DPMNE e cila i konkurroi seriozisht në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.

Postimi i Zaev:

Me kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi u dakorduam për bashkëpunim për zgjedhjet lokale. LDSM dhe PDSH-ja reciprokisht do të bashkëpunojnë dhe mbështesin në disa komuna, me qëllim që qytetarëve t’u ofrohen kryetarët dhe këshilltarët më të mirë të cilëve populli është qëllimi dhe vendosmëria kryesore e tyre.

Në disa komuna do të zhvillojmë bashkëpunim në rrethin e parë, kurse në komunat tjera në rrethin e dytë. LSDM vazhdon të ndërtojë dhe zhvillojë koalicionin më të madh dhe më të mirë për zgjedhjet lokale në tetor.

Të fundit