Flash News

Rajoni

Pas protestave në Beograd, Vuçiç takon ambasadorin rus

Pas protestave në Beograd, Vuçiç takon ambasadorin rus

Pas protestave në Beograd, ku serbët kërkuan anulimin e zgjedhjeve të përkohshme, presidenti Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim me ambasadorin rus, Alexander Botsan-Kharchenko.

Ky i fundit është informuar nga Vuçiç për protestat e thirrura mbrëmjen e djeshme në rrugët e Beogradit.

“E informova ambasadorin Alexander Botsan-Kharchenko për trazirat e mbrëmshme në Beograd dhe përsërita se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur sigurinë e qytetarëve dhe Serbisë tonë”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Ai tha se janë shkëmbyer mendime edhe për marrëdhëniet dypalëshe, situatën në rajon dhe ngjarjet aktuale gjeopolitike.

35 protestues u arrestuan nga policia serbe pas protestave mbrëmjen e së dielës.

Të fundit