Flash News

Rajoni

Pas Tiranës, Ursula Von der Leyen mbërrin në Shkup; kë do të takojë

Pas Tiranës, Ursula Von der Leyen mbërrin në Shkup; kë do

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ka mbërritur në Shkup. Von der Leyen është pritur mga zëvendës kryeministri Nikola Dimitrov.

“Vizita është një sinjal i fortë i nevojës për të vepruar dhe përmbushur besimin evropian: fillimin e negociatave. Kemi nevojë për më shumë se një hap përpara për të rikthyer besimin dhe shpresën e të rinjve në idenë evropiane dhe perspektivën e një mënyre evropiane të jetesës në shtëpi”, theksoi zv/kryeministri Dimitrov.

Presidentja Von der Leyen do të vijojë me takimet e saj me presidentin e RMV-së Stevo Pendarovcki dhe kryeministrin Zoran Zaev.

Më herët presidentja e KE-së zhvilloi takimin e saj me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama në Tiranë, me të cilin mbajti edhe një konferencë të përbashkët nga Kruja. Në fokus të konferencës, ishin procesi i integrimit, perspektivat e BE-së në Shqipëri,madje nuk u la pas as nisma “Ballkani i Hapur”.

 

Të fundit