Flash News

Rajoni

Për herë të parë, Maqedonia e Veriut pritet të drejtohet përkohësisht nga një shqiptar

Për herë të parë, Maqedonia e Veriut pritet të

Shqiptari Talat Xhaferi është propozuar si kandidat për kryeministër teknik deri në zgjedhjen e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.

Ky propozim është konfirmuar nga Bujar Osmani pas mbledhjes së Bashkimit Demokratik për Integrim,

Xhaferi pritet të marrë drejtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga muaji janar dhe do të jetë hera e parë në histori që Shkupi zyrtar të drejtohet nga një kryeministër shqiptar.

Sa i përket koalicioneve të mundshme parazgjedhore, Osmani tha se trupat partiake kanë autorizuar kryetari Ali Ahmetin për të vazhduar negociatat dhe t’i propozojë partisë një vendim me të cilin do të shkojë në zgjedhje.

“Ne i kemi analizuar të gjitha opsionet dhe variantet e mundshme për pjesëmarrje, si parti vetëm dhe si pjesë e frontit evropian, dhe kemi autorizuar kryetarin Ali Ahmeti që të vazhdojë bisedimet dhe t’i propozojë partisë një vendim që do të miratohet nga organet e partisë”, ka thënë Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

 

Të fundit