Flash News

Rajoni

Përmbytjet në Greqi, kryebashkiaku i Skiathos hidhet në përrua për të shpëtuar motrën

Përmbytjet në Greqi, kryebashkiaku i Skiathos hidhet në

Pas luftës me zjarret, tashmë Greqia po përpallet me "zemërimin" e stuhisë Daniel.

Banorët e ishullit Skiathos, janë duke u përballur me probleme të shumta, e madje edhe me rrezikun për jetën.  

Në operacionet  e shpëtimit ka marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë Skiathos, Thodoris Tzoumas.

I cili teksa ndodhej me ekipet e Bashkisë dhe Zjarrfikësve, u informua se motra e tij dhe klientët e tjerë të biznesit të tyre familjar ishin në rrezik.

Ai arriti të shpëtojë motrën e tij kur lartësia e ujit kishte arritur tashmë një metër e gjysmë.

 

Të fundit