Flash News

Rajoni

Plagosi tre të rinjtë grekë, lëshohet urdhër-arrest evropian për Nardi Idrizin

Plagosi tre të rinjtë grekë, lëshohet urdhër-arrest

Prokuroria greke ka lëshuar një urdhër-arrest për 37-vjeçarin shqiptar, Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi, i cili dyshohet si autori i plagosjes së tre të rinjve grekë në Kretë.

Sipas policisë greke, Idrizi ka kërkuar ndihmën e grupeve të natës në Greqi për t’u strehuar dhe dyshohet se po planifikon të arratiset drejt Turqisë ose Maltës.

Policia greke ka intensifikuar kërkimet dhe ka nxjerrë një urdhër-arresti evropian për kapjen e 37-vjeçarit. Idrizi konsiderohet nga autoritetet greke si një person me rrezikshmëri të lartë, pasi edhe më herët është përfshirë në grabitje me armë dhe sulm ndaj policisë.

Të fundit