Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Plani i kryeministrit slloven për riorganizimin e Ballkanit, DW: Ç'thuhet për bashkimin Kosovë-Shqipëri

Plani i kryeministrit slloven Janez Janša ka paraqitur një "non-paper" me planet e tij për riorganizimin e Ballkanit.
"Zgjidhje" titullohet paragrafi i një "non-paper" që kryeministri slloven Janez Janša u dorëzoi disa personave të përzgjedhur në BE disa muaj më parë. Ajo që vijon më tej duket sikur po lexon ndonjë dokument nga Kongresi i Berlinit i vitit 1878, kur Otto von Bismarck, Lord Salisbury dhe Princ Gorçakovi u ulën së bashku përpara hartës së Ballkanit - dhe brenda një muaji vendosën me dorë të lirë për fatin e kombeve.
Për pikën "a) Bashkimi i Kosovës dhe i Shqipërisë” në letër shkruhen katër rreshta. Për pikën "b) Bashkimi i pjesës më të madhe të Republikës Srpska me Serbinë" vetëm tre. Janša dëshiron të rishikojë edhe konturet e Kroacisë fqinje: "c) Çështja kombëtare Kroate mund të zgjidhet" ose, "duke bashkuar kantonet kryesisht kroate në Bosnjë-Hercegovinë me Kroacinë" ose duke i dhënë "Pjesës kroate" të vendit një "status të veçantë" - "bazuar në modelin e Tirolit të Jugut".
Po boshnjakët?
Ata që mbeten janë boshnjakët, që përbëjnë gjysmën e popullsisë së vendit. Sipas planit të Janša atyre mund t'u jepet "një shtet që funksionon në mënyrë të pavarur" dhe "për të cilin ata duhet të marrin përgjegjësinë e plotë". Nëse boshnjakët nuk dëshirojnë, atëhere nuk kanë pse të hyjnë në Evropë: "Ata mund të votojnë në një referendum për një të ardhme në BE ose jo në BE apo Turqi." Boshnjakët muslimanë janë "përkohësisht" në favor të anëtarësimit në BE . "Por nëse kaosi vazhdon dhe me rritjen e ndikimit të Turqisë dhe islamizmit radikal," thotë Janša, "situata mund të përkeqësohet në dekadën e ardhshme në mënyrë drastike ".
Tani për tani për këto ide duhet "heshtur" derisa për "planin" të bihet dakord me "vendimmarrësit" në rajon dhe në bashkësinë ndërkombëtare.
Letër ogurzezë
Dokumenti shkaktoi tronditjet e para edhe përpara se të bëhej publik të mërkurën në mbrëmje nga portali i djathtë i slloven "necenzurirano.si". Rishikimi i kufijve, që është tema e kësaj letre ogurzezë, është tabuja e madhe e Ballkanit: një kërcënim i madh për të cilin askush nuk flet. Ministri i Jashtëm i Kroacisë Gordan Grlić Radman shkoi në Sarajevë dhe qetësoi shpirtrat: Kroacia është në çdo rast pro integritetit të vendit fqinj, për ekzistencën e "letrës fantazmë" sllovene nuk ka "asnjë provë".
Një nga personat të cilëve u ishte drejtuar letra, Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel, tha se ai nuk mund ta "konfirmonte" se e kishte marrë atë -gjë që nëse flasim me rigorozitet, nuk do të thotë se vërtet nuk e ka marrë.
Dy koncepte kundërshtare
Prej tridhjetë vjetësh në rajon përballen me njëri-tjetrin dy koncepte kundërshtare. Sipas njërit, që është mbisundues, kufijtë mbeten të paprekur; dhe çdo vend zhvillon strukturat e veta demokratike në të cilat kanë vend edhe pakicat etnike. Sipas konceptit tjetër, për të cilin përgjithësisht nuk flitet, kufijtë duhen vendosur sipas kritereve etnike, dhe sunduesit përkatës mund ta qeverisin familjen e tyre kombëtare pa i shqetësuar askush. Nëse shtetet janë "etnikisht të pastër" nuk ka më vend për "kaosin" me të drejtat e pakicave, institucionet apo proceset demokratike të votimit.
Ndikimi i Orbanit
Sllovenia merr Presidencën e Këshillit të BE më 1 korrik dhe siç është zakon, kryeministri Janša skicoi në dhjetor në Bruksel, prioritetet e tij. Ballkani është në fokus të tyre. Janša është mjaft i lidhur me Viktor Orbanin, homologun e tij në Hungarinë fqinje. Orbani financon mediat e djathta, që raportojnë pro kryeministrit Janša në Slloveni dhe përmes Lubjanës, bën të njëjtën gjë në Maqedoninë e Veriut, ish-kryeministrit të së cilës Nikola Gruevski, i cili është dënuar për korrupsion, Hungaria i ka dhënë azil.
Ishte Orbani ai që instaloi të besuarin e tij Olivér Várhelyi si komisionerin e ri të zgjerimit të BE. Në këtë funksion hungarezi merret kryesisht me mundësitë e pranimit të Serbisë fqinje në BE. Në këtë rrjet, nisma dhe "non-papers" të tilla nuk bien më në vesh të shurdhër.
Ndikim i kufizuar
Janša nuk ka gjasa që t'i çojë në Bruksel vërtet përpara ëndrrat e miqve të tij hungarezë dhe serbë. Kreu i qeverisë sllovene nuk gëzon më asnjë simpati që nga prezantimi i tij e fundit para Parlamentit Evropian. Kur eurodeputetët i kërkuan t'u përgjigjej pyetjeve për lirinë e medias në Slloveni, ai këmbënguli që të shfaqte një film; dhe kur parlamenti nuk e pranoi këtë, Janša thjesht shkëputi lidhjen e internetit.
Ashtu sikurse në rastin e komisionerit hungarez Várhelyi, i cili në Bruksel është kryesisht i mënjanuar, strukturat komplekse të BE e bëjnë gjithashtu të mundur neutralizimin e Presidencës sllovene të Këshillit.
Jo thjesht fantazi nxënësi të shkollës së mesme
Sidoqoftë idetë e paraqitura në "non-paper" nuk mund të konsiderohen thjesht fantazi të një nxënësi të shkollës së mesme. Para rreth tre vjetësh Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ndeshi në miratim e vullnet të mirë kur shprehu dëshirat e tij për rregullimin e kufijve në Evropë sipas parimeve etnike: një përfaqësues socialdemokrat për punët e jashtme, një komisioner demokristian për zgjerimin dhe një president i gjelbër i një shteti bëri fushatë për rishpërndarjen e territoret midis Serbisë dhe Kosovës.
Sa më larg nga rajoni që janë hobby-strategët e Evropës, aq më i madh është tundimi për ta prerë nyjën e supozuar Gordiane të "konflikteve etnike" të keqkuptuara me një goditje të vetme. Vetëm ndonjë Princ Bismark nuk po duket aktualisht gjëkundi. DW
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14