Flash News

Rajoni

“Po shohim njerëz të mbytur në rrugë”, vazhdon horrori nga stuhia “Daniel” në Greqi

“Po shohim njerëz të mbytur në rrugë”, vazhdon

Greqia po përballet me një situatë alarmante pas përmbytjeve masive që kanë përfshirë disa zona të vendit.

Pamjet që vijnë nga mediat greke janë dramatike, ku shihen prona dhe banesa të zhytura në ujë si dhe banorë të ngujuar nga pamundësia për të evakuuar.

“Këtu në fshat ka njerëz që janë mbytur dhe askush nuk ka shkuar t’i nxjerrë jashtë, kjo është e sigurt. Fëmijët kanë parë kufoma në rrugë ”, janë shprehur banorët e Kardicës për mediat greke.


“ Ne jemi pesëdhjetë veta në shtëpinë time, askush nuk ka ardhur të na sjellë ujë. Ne kemi thirrur zjarrfikësit që nga mbrëmë dhe ata erdhën mëngjesin e sotëm dhe morën një grua shtatzënë dhe një me një fëmijë ”, tha  një tjetër banor.  

Tronditëse është edhe dëshmia e një banori nga Palamas Karditsas për një të moshuar që u gjet e pajetë në shtëpinë e saj. 

“Gjyshja është mbytur në shtëpinë e saj... Ajo lundron në kuzhinë... Pesë shtëpi më poshtë nga e jona. Ata kanë njoftuar autoritetet, na thanë se fillimisht do të marrin të gjallët e më pas të vdekurit”, tha ai, me përshkrimin e tij rrëqethës. 

Në thirrjet e tyre, banorët kanë kërkuar ushqim dhe ujë pasi e kanë të pamundur rifurnizimin pasi janë të bllokuar si pasojë e përmbytjes.

Të fundit