Flash News

Rajoni

Presidenti turk Erdogan mban fjalën hapëse në përurimin e Spitalit Rajonal të Fierit: Do vazhdojmë t’i shërbejmë Shqipërisë

Presidenti turk Erdogan mban fjalën hapëse në përurimin e

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka mbajtur fjalën hapëse në një video-mesazh nga Turqia ku përgëzon Shqipërinë për hapjen e Spitalit Rajonal të Fierit.

Në këtë spital do të ketë 400 personel punonjësish, ku do të jenë turq dhe shqiptarë.

Në fjalën e tij hapëse, Erdogan tha se spitali, i bërë me donacione të Turqisë, uron të jetë shenjë miqësie mes dy vendeve. Kreu i shtetit turk vlerësoi se Turqia ka bërë gjithçka për Shqipërinë dhe do të vazhdojë të mbështesë vendin tonë.

“Me rastin e ceremonisë së hapjes së spitalit të miqësisë Turqi-Shqipëri në Fier, megjithëse në një formë virtyuale, jam shumë i lumtur që takohem me ju sëbashku. Me këtë rast u përgëzoj të gjithëve dhe për muajin e Ramazanit në të cilin ndodhemi dhe shpresoj që ky muaj të sjellë shëndet, bereqet dhe mirësi për vëllezërit e mi shqiptarë dhe për mbarë botën islame. Marrëdhëniet dhe raportet Turqi-Shqipëri, nga dita në ditë vazhdojnë të zhvillohen me fuqinë e cila merret nga kultura dhe historia jonë e përbashkët.

Siç e dini edhe ju, miku im i dashur Z. kryeministër, me rastin e vizitës zyrtare në muajin janar të 2021-it, ne kemi bërë të mundur përforcimin e lidhjeve miqësore dhe vëllazërore midis dy vendeve tona, duke e çuar një hap më tej dhe kështu që jemi zyrtarizuar partneritetin tonë strategjik në nivele më të larta,"- hapi fjalën Erdogan.

Presidenti turk  u shpreh më tej duke thënë se përforcimi i marrëdhënieve midis ka rritur partneritetin strategjik dhe që beson se do të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen.

Po ashtu, Erdogan shtoi po ashtu se Turqia ka mbështetur Shqipërinë edhe për pandeminë e për tërmetin dhe se do vazhdojnë t’i shërbejnë Shqipërisë.

Të fundit