Flash News

Rajoni

Publikohet data, Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Publikohet data, Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët

Greqia do të jetë gati deri në fund të tetorit të bëhet vendi i parë evropian që do të vendosë kufizime në përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit me qëllim mbrojtjen e tyre, raporton “Protothema”,

Më herët ka qenë Australia që mori vendimin të ndalojë aksesin në rrjetet sociale nga të miturit nën moshën 15 vjeç (nga 10 tetori) dhe platformat e takimeve online me qëllim mbrojtjen e tyre nga manipulimi logaritmik dhe ngacmimi seksual.

Kurse tani edhe BE po përgatit diçka të ngjashme.

“Franca, Spanja, Greqia, Danimarka dhe Italia po testojnë planin e Komisionit për të zbatuar verifikimin e moshës në aplikacionet e tyre kombëtare”, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis teksa konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në program.

Ai u shpreh ndër të tjera se “po shqyrtojmë ndalimin e përdorimit të mediave sociale nga mosha 15 vjeç e poshtë, siç bëhet në Australi”.

Të fundit