Flash News

Rajoni

Radoiçiç do t’i drejtohet nesër Beogradit për sulmet në Kosovë

Radoiçiç do t’i drejtohet nesër Beogradit për

Ministria e Punëve të Brendshme e Serisë ka njoftuar se Milan Radoiçiç do të flasë në Beograd për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Sipas njoftimit, pritet që Radoiçiç të flasë të dielën në mëngjes.

“Ftesës së autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë, Milan Radoiçiç i është përgjigjur dhe sot në orën 10, i shoqëruar nga avokati i tij, ka hyrë në ambientet e MPB-së, për të dhënë deklaratë si qytetar për rrethanat të ngjarjes tragjike në qytetin e Banjskës, herët në mëngjes të së dielës, 24 shtator 2023”, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe.

Radoiçiç pranoi përgjegjësinë për organizimin e sulmit ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër.

Të fundit